Supa Alpine
Përbërësit
½ Gotë uji oriz
1 Gotë e gjysmë kos
3 Lugë gjelle miell
Gjysmë limoni
Kripë
Ujë
Sipër:
2 Lugë gjelle gjalpe
2 Lugë gjelle nenexhik të thatë
Përgatitja:
Për Supën alpine lajmë fillimisht orizin, të cilin e hedhim
në tenxehere dhe e mbushim me ujë (2 gota ujë ). E lëmë të ziejë.
Nga ana tjetër në një tas të thellë hedhim kosin, tre lugë
miell dhe lëngun e një gjysëm limoni.
I përziejmë mirë e mirë me tel derisa të
bëhet një masë homogjene. Më pas shtojmë dhe pak ujë të ftohtë për të holluar
trashësinë e kësaj mase.
Ndërkohë që orizi ka zier marrim pak nga lëngu i tij dhe ia
shtojmë masës së kosit në mënyrë që masa të ngrohet pak. Pasi e përziejmë me
tel , këtë masë ia shtojmë orizit në tenxhere. E përziejmë me kujdes dhe presim
derisa të marrë valë dhe të trashet sa duhet. Mund t’i shtojmë ujë në varësi të
trashësisë që duam.
Në fund shtojmë kripën. Ndërsa në një tigan të vogël mënjanë
hedhim 2 lugë gjalpë dhe pasi shkrihet shtojmë në të nenexhikun e thatëm sa të marrë
një kavardisje të lehtë. Ndërkohë e mbyllim zjarrin.
Çorbën e përgatitur mund ta servirim tashmë dhe përsipër e
zbukurojmë me nenexhikun e kavardisur në gjalpë. Ju bëftë mirë! :)







0 comments:
Post a Comment